Presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur të mërkurën në një takim Këshillin Mbrojtjes. Mediat francezë bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet më 8 prill në orën 8:30 të mëngjesit.
Pallati Elize ka theksuar se në fokus të këtij takimi do të jetë lufta në Iran dhe situate në Lindjen e Mesme. Gjatë këtij takimi të Këshillit të Mbrojtjes, do të mblidhen ministrat dhe zyrtarët përgjegjës për çështjet e sigurisë.
Ky takim vjen pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump i cili kërcënoi të martën se do të zhdukte një qytetërim të tërë neës Irani nuk hap Ngushticën e Hormuzit deri në mesnatë.
Më herët gjatë mbrëmjes, Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot tha se ky ultimatum nuk është i pari dhe se shpreson që Trump të mos i zbatojë këto kërcënime, të cilat do ta tërhiqnin rajonin dhe botën në një fazë të re përshkallëzimi.
The post Macron nesër mbledh Këshillin e Mbrojtjes, në fokus lufta në Iran dhe situata në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.
