ATS fiton Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të martën në mbrëmje u zhvillua finalja e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, kompeticion i organizuar nga FSHF, ku u përballën skuadrat ATS dhe Julton.

Finalja përfundoi me fitoren e ATS me rezultatin 3-1 ku serinë e golave për ATS e hapi Erald Leci ndërsa më pas ishte Ervin Çera i cili realizoi dy herë për të vulosur suksesin e skuadrës së tij. Golin e vetëm për Julton e shënoi Rei Qilimi.

Për ATS-në e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko me një grup lojtarësh të udhëhequr nga kapiteni Xhuljan Reçi dhe sulmuesi i talentuar Marjo Ademi, ky sukses vjen i radhës pasi janë ekipi fitues edhe në vitin 2024.

Me kët rezultat ATS u shpall fituese e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 ndërsa në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut me pjesëmarrjen e Specialistit të Futbollit Amator në FSHF, Erald Muça.

Finalja / ATS – Julton 3-1, golat; ATS: Erald Leci, Ervin Çera (2); Julton: Rei Qilimi

The post ATS fiton Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: