Ekipi i futbollit “AF Luftëtari” i Gjirokastrës tashmë do të drejtohet nga trajneri i ri, Neritan Novi.
Ndërsa numërohen edhe 4 javë nga mbyllja e sezonit në Kategorinë e Parë, ekipi ndodhet në situatë të vështirë, në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit dhe 7 ndeshje radhazi pa fitore.
Në këtë situatë, ish-trajneri Bledar Devolli është larguar nga drejtimi i pankinës së ekipit bluzi ndërsa trajneri Novi e ka drejtuar Luftëtarin edhe në sezonin 2019-2020.
The post Sezon i vështirë për Luftëtarin, Novi merr drejtimin e ekipit appeared first on Euronews Albania.
