Merz takim me presidentin Zelenskyy në Berlin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të presë të marten në takim presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Berlin.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane theksoi se ky takim vjen si pjesë e konsultimeve qeveritare gjermano-ukrainase.

Gjermania është kontribuesi më i madh i ndihmës ushtarake në Evropë për Ukrainën, duke ofruar rreth 55 miliardë euro që nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë në vitin 2022.

Në buxhetin e vitit 2026, Gjermania i ndau Ukrainës 11.5 miliardë euro.

The post Merz takim me presidentin Zelenskyy në Berlin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: