Finale spektakolare në Pogradec, vendaset mposhtin Tiranën 3-0! Shpallen kampione

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pogradeci në volejboll për femra shkruan historinë duke fituar për herë të parë titullin kampion. Në finalen e pestë play off zhvilluar në sallën sportive “Arefi Berberi” në Pogradec, skuadra vendase mundi 3-0 Tiranën (25-16, 25-22, 25-17) duke dominuar në parket.

Në dy ndeshjet e mëparshme Pogradeci nuk arriti asnjë fitore në shtëpi, por në finalen e pestë edhe me mbështetjen e madhe të tifozëve, vajzat liqenore shkëlqyen në parket duke fituar titullin kampion dhe festa ishte e gjitha për vendaset.

Trajneri Besnik Lisha dhe kapitenia Paoloa Gjata nuk i fshehën emocionet për këtë titull. Atmosfera në Pogradec ishte elektrizuese, ndërsa vajzat e mbyllën sezonin duke fituar tripletën pasi më herët triumfuan në Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe Kupën e Shqipërisë.

The post Finale spektakolare në Pogradec, vendaset mposhtin Tiranën 3-0! Shpallen kampione appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: