Gashani dhe Hasan Arat diskutojnë rrugën drejt Lojërave Mesdhetare 2030

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministri në detyrë i Kosovës, Blerim Gashani, ka pritur sot në një takim zyrtar Hasan Arat, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Evropian dhe ish-presidentin e klubit të mirënjohur turk, Beşiktaş.

Në këtë takim, z. Arat ishte i shoqëruar nga krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, shkruan KosovaPress.

Takimi u fokusua në mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Hasan Arat në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar, veçanërisht për rolin e tij kyç në përzgjedhjen e Kosovës si organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030.

Gjatë bisedës u shkëmbyen ide për projekte konkrete që synojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit, me fokus të veçantë te talentet e reja dhe forcimin e lidhjeve institucionale mes Kosovës dhe Turqisë.

Gashani u shpreh optimist se ky bashkëpunim do të gjenerojë rezultate të prekshme për sportistët tanë në muajt në vijim.

The post Gashani dhe Hasan Arat diskutojnë rrugën drejt Lojërave Mesdhetare 2030 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: