Një ngjarje e pazakonshme ndodhi të enjten pasdite në një supermarket në Shupkovc të Mitrovicës. Një gjarpër hyri në ambientet e marketit duke krijuar një situatë frike dhe kaosi pasi punëtor i sigurimit, për të larguar zvarranikun hodhi një spraj paralizues që ka sjellë shqetësime shëndetësore për 2 gra.
Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, cili bëri të ditur se rasti është iniciuar për veprat “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas policisë, i dyshuari kishte përdorur sprajin paralizues brenda marketit, pre të cilit punëtoret kanë pësuar pasoja dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
The post Kaos në një market në Mitrovicë pas hyrjes së një gjarpri, 2 gra shtrohen në spital appeared first on Euronews Albania.
