Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një togeri për spiunazh

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Prokuroria Speciale e Kosovës këtë të premte ka ngritur aktakuzë ndaj të një persona për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, personi i identifikuar me inicialet B.J. është zyrtari policor me gradën toger. Ai nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025 dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, dokumente zyrtare të klasifikuara.

Sipas prokurorisë këto dokumente lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

The post Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një togeri për spiunazh appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: