Ofertë 2 miliardë euroshe për rafinerinë serbe të naftës, kush është blerësi misterioz i NIS

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dy miliardë euro, të cilat, sipas raportimeve, janë siguruar nga një biznesmen serb, kanë rihapur çështjen se kush do të jetë pronari i ri i Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

Në një prononcim të shkurtër për Radion Evropa e Lirë, Ranko Mimoviç, konfirmoi se ka dorëzuar një ofertë për shumicën e aksioneve në NIS, të cilat aktualisht janë në pronësi të investitorëve rusë.

Nga ana tjetër, gjiganti energjetik rus, Gazprom Neft, deklaroi se, tash për tash, po zhvillon negociata për shitjen vetëm me kompaninë hungareze të naftës, MOL.

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, oferta e biznesmenit serb është “joserioze”.

Kompania “Senator Dva” e Ranko Mimoviçit, e cila, sipas raportimeve, ka dërguar ofertën te Gazprom Neft-i, është themeluar në Serbi në mes të vitit të kaluar, ndërsa për aktivitetin e saj ka shumë pak informacione publike.

Mimoviç është përmendur më herët në publik si biznesmen me një sërë kompanish në Serbi dhe në rajon – shumë prej të cilave janë mbyllur.

Veprimtaria e tij në Slloveni është shoqëruar me dyshime për mashtrim dhe pastrim parash.

The post Ofertë 2 miliardë euroshe për rafinerinë serbe të naftës, kush është blerësi misterioz i NIS appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: