Shqiptarët preferojnë tregtinë, rreth 35% e bizneseve në këtë sektor

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Më pak prodhim e më shumë tregti. Ky është orientimi i biznesit vendas, i konstatuar edhe nga të dhënat zyrtare. Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2024, numri i ndërmarrjeve aktive ishte 127.634, numri i ndërmarrjeve të reja ishte 15.521 dhe numri i ndërmarrjeve të mbyllura ishte 975.

Përqindja më e madhe e bizneseve ishte e përqendruar në aktivitetet ekonomike: tregtia me shumicë dhe me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, me 34.8 %; akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 14%; aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 7.6 %.

Edhe punësimi rezulton të ketë përqindjen më të lartë në bizneset e tregtisë, me 22.3 %, pasuar nga industria përpunuese me 14.6 % dhe mdërtimi me 9/5%.

Edhe bizneset e reja kanë ndjekur të njëjtën ecuri.

Përqindja më e madhe e ndërmarrjeve të reja gjatë vitit 2024 ishte e përqendruar në aktivitetet ekonomike: tregtia me shumicë dhe me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave me 28%; akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 14.3 %; shërbime administrative dhe mbështetëse me 8.5 %. Punësimi rezulton të ketë përqindjen më të lartë në ndërmarrjet e reja që ushtrojnë aktivitetet: tregtia me shumicë dhe me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, me 22.4 %; akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 14.8 % dhe ndërtimi me 11.4 %.

The post Shqiptarët preferojnë tregtinë, rreth 35% e bizneseve në këtë sektor appeared first on Fast News Economy.

Shpërndaje: