Ndërkohë që në Shkup mbahen protestat e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, zëvendëskryeministri Bekim Sali ka thënë në Kuvend se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe.
Ai shjtoi se studentët kanë të drejtën e tyre për të protestuar dhe ata po e bëjnë për frontin europian.
“Ne zërin e studentëve e kemi dëgjuar dhe herën e kaluar e thashë, tani prapë po e përsëris, ekzekutivi qendror ka dëgjuar zërin e studentëve dhe i ka përveshur krahët për ta zgjidhur problemin e tyre njëherë e përgjithmonë. Kam thënë këtu, e parë do e them deri sa ju të bindeni, që provimi i jurisprudencës dhe provime të tjera të cilat kanë të bëjnë me natyrën e mbulimit të jurisprudencës në të ardhmen do të jepen në gjuhën shqipe. Kjo është e vërtetuar dhe këtë do ta dëshmojmë shumë shpejt përpara jush. Protestat e studentëve i pranuam si revoltë normale dhe është e drejtë e tyre për të protestuar. Ata nuk protestojnë për VLEn, protestojnë për frontin europian”, u shpreh ndër të tjera Sali.
gijotina.com/
The post “Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, premton zëvendëskryeministri Sali appeared first on GIJOTINA.
