Vengu: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut treguan sërish se gjuha nuk lyp leje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me protestën e kësaj të hënë të zhvilluar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Vengu shkruan se studentët shqiptarë treguan se gjuha nuk kërkon leje.

Ai theksoi se kësaj herë në protest kishte më edhe më shumë mbështetje nga studentët nga Tiranë por dhe nga të gjithë shqiptarët. Vengu ndër të tjera shkruan se këto protesta paqësore janë zëri i një të drejte themelore, larg tensioneve që sipas tij nuk kanë vend në fqinjësinë e mire.

“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e treguan sërish se “gjuha nuk lyp leje”.  Kësaj here më të shumtë, më energjikë dhe me mbështetjen e studentëve nga Tirana dhe nga gjithë shqiptaria. Edhe kur dikush mendon se mund të ndalojë studentët me pengesa burokratike, energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj.

Një shembull europian në zemër të Shkupit se si protesta paqësore dhe qytetare mund të kthehet në zërin e një të drejte themelore, larg tensioneve që nuk kanë vend në fqinjësinë e mirë ku synojmë të jetojmë bashkë.  E drejtë dje, e drejtë sot dhe më e fortë çdo ditë, deri në fitoren e saj. Gjithmonë me ju”, shkruan Vengu.

The post Vengu: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut treguan sërish se gjuha nuk lyp leje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: