Ligji i sponsorizimit dhe ai i basteve sportive pritet të miratohen brenda vitit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Këtë e ka bërë të ditur nga Korça presidenti i Komitetit Olimpik Fidel Ylli, kur është shprehur se dëgjesat publike tanimë janë kryer dhe pritet vetëm miratimi në parlament.

“Nuk ka ngërç, mbaruan gjithë dëgjesat. Brenda muajit dhjetor ligji mund të shkojë në parlament për të votuar. Kryeministri ka dhënë dritën jeshile, janë marrë mendimet e federatave dhe komitetit olimpik, jemi gati për të bërë procedurën për të shkuar në parlament. Do kemi ligj sponsorizimi dhe bastesh që janë shumë të rëndësishëm sa i perkey Sportit, Artit e kulturës”, tha Fidel Ylli.

Për Korçën para 4 vitesh u premtua një stadium i ri dhe modern por kjo duket se do vijojë të ngelet premtim të paktën për 4 vitet e ardhshme, pasi ka patur ngërç me tenderimin dhe afrimin e kompamive ndërkombëtare

“E mbani mend këtë karakatinën mbrapa? Nga koha e Enverit. Keni një pallat sporti, fusha atletike, është bërë Park i jashtëzakonshëm. Vulën do ja vendosë stadiumi. Është bërë tenderimi por nuk u afrua asnjë firmë, tani qeveria është e detyruar të ndryshojë projektin pasi biznesi privat do duhet të vijë të investojë 100 milion euro stadium po nuk pati interesin e vet. Shumë shpejt do realizohet siç po ndodh në Durrës, Vlorë”, shtoi Ylli.

Juglindja e vendit ka patur investime në fusha futbolli, volejbolli, tenisi dhe sporte të tjera ndërsa kërkesa e korçarëve vijon të jetë stadiumi i ri.

The post Ligji i sponsorizimit dhe ai i basteve sportive pritet të miratohen brenda vitit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: