Tifozët e Paris Saint-Germain dhe Arsenalit janë përfshirë në përleshje në qendër të Budapestit gjatë natës, vetëm pak orë para finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën.
Sipas Selisë Qendrore të Policisë së Budapestit (BRFK), incidenti ndodhi rreth orës 00:20 në Rrugën Király, në lagjen e 7-të të kryeqytetit hungarez, ku disa mbështetës u përfshinë në një konflikt fizik.
Policia ka nisur procedime penale për çrregullime të dhunshme ndaj personave ende të paidentifikuar, ndërsa hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar të gjithë të përfshirët.
Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë tifozë të të dyja skuadrave duke u goditur me grushte, ndërsa në sfond shpërthenin fishekzjarrë.
Finalja e Ligës së Kampionëve nis në orën 18:00. Secila skuadër ka marrë nga 17 mijë bileta, por autoritetet hungareze presin që në Budapest të mbërrijnë edhe dhjetëra mijëra tifozë të tjerë pa bileta.
The post Përleshen tifozët në Budapest para finales së Ligës së Kampionëve appeared first on Euronews Albania.
