Sunny Hill Festival në Prishtinë, Katy Perry mes artistëve pjesëmarrës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet organizatorët e festivalit, derisa është publikuar një bisedë e Dua Lipës dhe Katy Perryt, e cila e pyet se cilat janë planet e saj për këtë verë dhe Perry i përgjigjet se do të jetë në Prishtinë.

Festivali do të mbahet më datën 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Prishtinë.

Në vazhdim priten të konfirmohen edhe të paktën dy emra të mëdhenj të skenës muzikore që do të performojnë në festival.

The post Sunny Hill Festival në Prishtinë, Katy Perry mes artistëve pjesëmarrës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: