Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse kështë trupi i të mitures, por autoritetet franceze po shqyrtojnë të gjitha mundësitë.

Në qendër të hetimit është 41-vjeçari Jerome Barella, i cili tashmë është lënë në paraburgim dhe përballet me akuza për rrëmbimin e të miturës Liana. Sipas hetimeve, vitet e fundit ka pasur të paktën tre padi kundër tij për sulme seksuale dhe përdhunime të të miturve midis moshave 7 dhe 10 vjeç.

Një nga këto ndodhi në gusht të vitit 2025. Siç është raportuar, një vajzë dyshohet se është përdhunuar vazhdimisht në shtëpinë e të dyshuarit, pasi është ftuar atje nga vajza e tij.

Familja ngriti një padi, por çështja mbeti pezull për nëntë muaj pa përparim, ndërsa 41-vjeçari nuk u thirr as për të dëshmuar.

Sipas informacione, autori i dyshuar dyshohet se ka kërcënuar se do të kryente vetëvrasje në mënyrë që e mitura të tërheqte denoncimet.

Nxënësja 11-vjeçare e klasës së gjashtë u zhduk të premten pasi doli nga shkolla. Dëshmitarët okularë raportuan se e panë atë brenda makinës së 41-vjeçarit.

The post Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: