Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Po shkoj në Mal të Zi. Është shumë e rëndësishme që atje ta përfaqësoj Serbinë”, tha Vuçiç gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Ky konfirmim vjen në një kohë të tensioneve të rritura mes Beogradit dhe Podgoricës si dhe pas porosisë nga shërbimi serb i inteligjencës se Vuçiçi nuk duhet të shkojë në Mal të Zi, për shkak të rreziqeve të sigurisë.

Vuçiç tha se është i informuar për njoftimin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), e cila e ka këshilluar të mos udhëtojë në Mal të Zi për shkak të, siç u tha, “veprimit armiqësor të shërbimeve të huaja dhe klaneve kriminale” në atë vend.

The post Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: