Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, si dhe Bashkinë Lushnje, kanë identifikuar një sit të ri arkeologjik.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili theksoi se gërmimet kanë nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi termal të periudhës romake dhe ambienteve të lidhura me të.

Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të realizuara në zonën e Lushnjes gjatë dekadave të fundit, duke hedhur dritë mbi historinë dhe zhvillimin e vendbanimeve në këtë territor.

Kërkimet arkeologjike vijojnë, ndërsa specialistët presin që gjetjet e reja të sjellin më shumë informacion mbi të kaluarën e zonës. Zbulimi pritet të shtojë potencialisht një monument të ri kulture në hartën e trashëgimisë shqiptare, si dhe të shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm për turizmin kulturor.

The post Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: