Socialistët Evropianë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe liderin e saj, Albin Kurti, në prag të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen këtë të diel në Kosovë.
Përmes një mesazhi publik, ata i uruan suksese partisë së tyre simotër në garën zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit politik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.
“Ne i urojmë fat partisë sonë simotër, Vetëvendosje (LVV), dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të diele në Kosovë. LVV është partia që mund të ofrojë stabilitet, një axhendë të fortë sociale dhe kushte më të mira jetese për njerëzit në të gjithë Kosovën”, thuhet në mesazhin e Socialistëve Evropianë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po konsiderohen vendimtare për drejtimin politik dhe ekonomik të vendit në vitet e ardhshme.
The post Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit appeared first on Euronews Albania.
