Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pasardhësit e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë votuar ditën e sotme duke bërë thirrje për pjesmarrjë masive në zgjedhe.

Që të dy votuan paraditen e së dielës në qendrën e votimit, saktësisht në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.

Klestor Veseli, i shoqëruar nga nëna dhe vëllau, nuk pranoi të prononcohet për media. I shoqëruar nga nëna e tij ishte edhe Endriti, djali i Hashim Thaçit.

“Presim një ndryshim i cili duhet të ndodh”, tha Thaci.

Sot në vend po mbahen zgjedhjet e parakohshme, ku qytetarët votojnë për të zgjedhur legjislaturën e re.

Ndërkohë, kujtojmë që gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ende duke vazhduar.

The post Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: