Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vlerësuar se qytetarët e Kosovës kanë treguar qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike gjatë procesit zgjedhor.
Ai ka thënë se në një proces të qetë dhe dinjitoz, qytetarët kanë dëshmuar besimin e tyre në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit.
Hamza ka falënderuar pjesëmarrësit në zgjedhje, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit.
Ai ka theksuar se është me rëndësi që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve, duke shtuar se demokracia nuk përfundon me votim, por me respektimin e tij.
The post Hamza: Qytetarët treguan kulturë demokratike, çdo votë të numërohet me kujdes appeared first on Euronews Albania.
