Exit poll-et e disa televizioneve në Kosovë e nxjerrin LVV-në të parën me rreth 42% të votave, nën rezultatin prej mbi 51% në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas KQZ, janë numëruar 26.66% të votave, LVV ka 40.58% të votave, PDK 22.19% të votave.
Më pas LDK 18.53% të votave, AAK 9.24% të votave.
Rreth 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e procesit.
The post Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet e para, LVV në avantazh appeared first on Euronews Albania.
