Kurti reagon pas mbylljes së procesit të votimit: Vullneti i qytetarëve u shpreh

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kurti theksoi se vullneti i qytetarëve është shprehur dhe se tani përgjegjësia peshon te komisionerët dhe vëzhguesit.

Sipas tij mbrojtja e votës është kusht i pandashëm i legjitimitetit.

“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.

Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike. Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote’, shkruan Kurti.

The post Kurti reagon pas mbylljes së procesit të votimit: Vullneti i qytetarëve u shpreh appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: