Kosova në zgjedhje, voton edhe Osmani: E bindur se me votën e sotme të qytetarëve do të dalim nga kriza

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sapo ka hedhur votën e saj.

Osmani para mediave ka thënë se ka optimizëm që zgjedhjet e sotme do ta shtrojnë rrugën drejt formimit të institucioneve dhe daljes së vendit nga kriza.

“Jam e bindur që me votën e qytetarëve sot do të mundësohet rruga drejt formimit të institucioneve dhe daljes nga kriza. Kam optimizëm të madh që sot vota e qytetarëve do ta nxjerrë vendin nga kriza”, tha Osmani.

The post Kosova në zgjedhje, voton edhe Osmani: E bindur se me votën e sotme të qytetarëve do të dalim nga kriza appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: