Në nisje të ekspozesë për mandatin e katërt qeveritar, kryeministri Albin Kurti ka thënë se e gjithë Kosova është në pritje të vendimit nga Dhomat e Specializuara për ish-krerët e UÇK-së.
“Ne e kemi të qartë atë që ka ndodhur. Në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe është kryer gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së”, ka thënë Kurti.
Ai nuk mori pjesë një ditë më parë në Marshin e Lirisë, por disa deputetë të Vetëvendosjes u paraqitën aty.
The post Kurti për procesin në Hagë: Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve, asnjë gjykatë nuk e njollos luftën e UÇK-së appeared first on Euronews Albania.
