Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aerportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet.

Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare.

Sipas burimeve qeveria, avokatët e Pacollit i kanë thënë Gjykatës se Ron Yeffet është një biznesmen që ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare.

Mabco ka pajtuar studion e njohur amerikane Patton Boggs si përfaqësuese ligjore në përplasjen me qeverinë shqiptare. Avokatët e Patton Bogs erdhën në Tiranë para pak në ditësh në Tiranë, ku morën pjesë në një takim të përbashkët mes Mabcos, VIA-s dhe 2A Group me Ministrinë e Infrastrukturës.

Kjo ishte përpjekja e parë e palëve për pajtim, pasi qeveria njoftoi inicimin e proçedurës për prishjen e konçesionit.

Kjo është faza e parë e arbitrazhit. Gjykata tashmë, sipas procedurës, pritet që shume shpejt t’u kërkojë palëve që të dorëzojnë paditë e themelit.

The post Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: