Kuvendi thërret seancë në orën 14:00, në rend dite zgjedhja e Qeverisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur sot seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën pritet të votohet për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Seanca do të mbahet në sallën e seancave, duke filluar nga ora 14:00.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, në rendin e ditës është vetëm një pikë: Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Seanca vjen pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e caktoi Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

The post Kuvendi thërret seancë në orën 14:00, në rend dite zgjedhja e Qeverisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: