Moment simbolik, Papa Leo përshëndet pilotët gjatë fluturimit në Spanjë (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një moment i veçantë është regjistruar në video gjatë turneut të Papa Leos në Spanjë, teksa ai ndodhej në kabinën e pilotit të një avioni gjatë një fluturimi nga Madridi në Barcelonë.

Sipas njoftimeve, Papa u ftua nga njëri prej kapitenëve për të vizituar kabinën e pilotit në pjesën e dytë të udhëtimit. Në video, ai shihet duke biseduar me ekuipazhin dhe duke përshëndetur pilotët e avionëve luftarakë të Forcave Ajrore Spanjolle, të cilët shoqëruan avionin gjatë fluturimit.

Vizita e Papës në Barcelonë kishte gjithashtu një karakter simbolik. Gjatë fjalimit të tij në kryeqytetin katalanas, Papa Leo zgjodhi t’u drejtohej besimtarëve fillimisht në gjuhën vendase, duke thënë “Estimats germans i germanes” (“Të dashur vëllezër dhe motra”), një gjest që u interpretua si njohje e identitetit kulturor të Katalonjës.

Kjo zgjedhje u mirëprit nga zyrtarët vendas, pasi gjuha katalane mbetet një element i rëndësishëm i historisë dhe identitetit të rajonit, e cila u kufizua ndjeshëm gjatë diktaturës së Frankos dhe vijon të ketë rëndësi të veçantë edhe sot.

Turneu i Papa Leos në Spanjë, sipas Reuters, vijon me një sërë takimesh dhe aktivitete publike.

The post Moment simbolik, Papa Leo përshëndet pilotët gjatë fluturimit në Spanjë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: