KF Teuta njofton se Abdurrahman Fangaj është futbollisti i parë që i bashkohet ekipit në merkaton e verës.
28-vjeçari, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, bashkohet me “Djemtë e Detit” pas eksperiencës me Egnatian, ku fitoi tre herë radhazi titullin kampion dhe ishte një nga lojtarët kryesorë të skuadrës rrogozhinase.
Trajneri Edlir Tetova i njeh mirë cilësitë e tij dhe me afrimin e mbrojtësit shkodran, Teuta pritet të fitojë më shumë cilësi dhe eksperiencë në repartin difensiv.
Në sezonin që sapo u mbyll, Fangaj zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke grumbulluar 3,233 minuta dhe duke kontribuar me 4 asistime.
The post Teuta prezanton mbrojtësin kampion, Fangaj afrimi i parë i merkatos appeared first on Euronews Albania.
