Atletico Madrid refuzon ofertën prej 150 milionë eurosh të Real Madrid për Julian Alvarez

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Real Madrid ka deklaruar se se rivali i qytetit Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez.

Oferta ishte pjesë e premtimeve të fushatës të bëra nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, përpara rizgjedhjes së tij të dielën.

15 herë kampioni evropian tha se pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertës, Club Atletico de Madrid ka shprehur mirënjohjen e tij për propozimin, të bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira midis të dy klubeve, dhe e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit.

Real Madridi të marten “u nda” nga trajneri Alvaro Arbeloa, i cili kishte zëvendësuar Xabi Alonson në janar. Ky veprim shënon rikthimin e pritur të Jose Mourinhos.

The post Atletico Madrid refuzon ofertën prej 150 milionë eurosh të Real Madrid për Julian Alvarez appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: