27-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Begaj: Liria erdhi nga sakrifica e UÇK-së dhe aleatëve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Presidenti Bajram Begaj ka shprehur urimin e tij për këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët e kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka vlerësuar se liria e Kosovës është arritur falë sakrificës së mijëra burrave dhe grave, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë, në veçanti NATO-s.

“Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë!

Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë.

Faleminderit  NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë!

Mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës!

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, ka shkruar Begaj.

The post 27-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Begaj: Liria erdhi nga sakrifica e UÇK-së dhe aleatëve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: