Ishte një kohë kur këpucët e futbollit kishin vetëm një ngjyrë – të zezë.
Por kjo ndryshoi në çerekun e fundit të shekullit të kaluar. Këpucët ishin në ngjyra të shumta, ndërsa markat më të mëdha janë përpjekur të dallohen nga turma.
Në Kupën e Botës 2026 gjërat duket se janë kthyer në vendin e tyre. Sërish dominon e njëjta ngjyrë, vetëm se këtë herë është rozë, shkruan BBC.
Arsyeja kryesore është sepse markat më të shitura globale, Nike, Adidas dhe Puma, kanë prodhuar këpucë me stil të ngjashëm dhe ngjyra të ngjashme për ngjarjen kryesore.
Kjo ishte e dukshme në ndeshjen mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Shumia e lojtarëve kishin këpucë me ngjyrë rozë të ndezur.
Në të kaluarën Nike, Adidas dhe Puna kanë preferuar kryesisht dizajne më të thjeshta bardh e zi. Por këtë verë janë përqendruar rreth dallimit nga turma, përmes ngjyrave të guximshme dhe të gjalla.
Lojtarët tani janë shumë më të hapur për të mbajtur këpucë ekstravagante, krahasuar me të kaluarën.
Po ashtu ngjyra rozë është në kontrast më të mirë me të gjelbrën e fushës. Ajo bie në sy pavarësisht nëse e shikoni ndeshjen në televizor, në stadium apo në telefon.
Këpuca rozë shfaqet nëse shikoni klipe me lëvizje të ngadalta, ose nëse shikoni futboll nën dritat e reflektorëve. Pra është më e dukshme.
“Por ironia mund të jetë se me kaq shumë prodhues që kanë vendosur për ngjyrën rozë, ndoshta është më e vështirë që modelet e tyre të bien në sy”, shkruan BBC.
The post Pse lojtarët kanë këpucë futbolli rozë në Kupën e Botës? appeared first on Euronews Albania.
