Ministri Hoxha për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Liria është një përgjegjësi që ruhet për brezat që vijnë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka uruar Kosovën për 27-vjetorin e çlirimit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxha shprehet se 12 qershori ishte fundi i një periudhe të dhimbshme dhune, represioni dhe spastrimi etnik, si dhe fillimi i udhëtimit drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të një të ardhmeje demokratike.

 “12 qershori nuk është thjesht një datë në kalendarin e Kosovës, por një nga momentet më përcaktuese në historinë e saj moderne: fundi i një periudhe të dhimbshme dhune, represioni dhe spastrimi etnik, dhe fillimi i udhëtimit drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të një të ardhmeje demokratike. Sot, në 27-vjetorin e #Ditës sëÇlirimit , ne kujtojmë dhe nderojmë, me përulësi dhe respekt, sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë vlerësojmë progresin e arritur në konsolidimin e shtetit, demokracisë, si dhe vendin dhe rolin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Liria nuk është vetëm një e drejtë e fituar. Është një përgjegjësi që ruhet dhe forcohet për brezat që vijnë”, ka shkruar Hoxha.

The post Ministri Hoxha për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Liria është një përgjegjësi që ruhet për brezat që vijnë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: