Armë, para dhe vula me stemë të Serbisë, arrestohen dy persona në Kosovë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona në Kamenicë. Arrestimi i tyre ka ardhur pas kontrolleve në banesë ku u gjetën armë. Policia bën me dije se ka sekuestruar një pushkë, vula me stemë të Serbisë, 6 laptop dhe dokumente të tjera.

 ‘‘MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS /ASGJËSIM APO FSHEHJA E MATERIALIT ARKIVOR

Kamenicë / 22.04.2026 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura. Gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, 19.440 €, 91.500 dinarë, 200 dollarë, 1300 franga, vula me stemë të shtetit të serbisë, 6 lap top, 4 shtëpiza të kompjuterit, një telefon si dhe dosje me dokumentacione si kontrata të punëtorëve nga sistemi paralel serb, dhe dokumente të tjera. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.

The post Armë, para dhe vula me stemë të Serbisë, arrestohen dy persona në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: