Ndërsa në Meksikë, SHBA dhe Kanada po luhen ndeshjet e Kupës së Botës 2026, në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti për turin e parë të Champions League për sezonin 2026-2027.
Goglat kanë vënë Egnatia, kampionen e Shqipërisë përballë me skuadrën moldave Petrocub Hîncești në turin e parë të UEFA Champions League.
Kampionët e Shqipërisë kanë pasur një short më të favorshëm, duke shmangur kundërshtarë si Kairat, Craiova, Drita, Borac apo Vikingur.
Ndeshja e parë do të luhet më 7 ose 8 korrik në transfertë në Moldavi, ndërsa takimi i kthimit është planifikuar më 14 ose 15 korrik në Rrogozhinë.
Ndërkohë, Drita e Gjilanit do të ketë një sfidë më të vështirë, pasi do të përballet me Kauno Žalgiris nga Lituania.
The post Egnatia me fat në turin e parë të Championsit, ja me kë do përballen kampionët appeared first on Euronews Albania.
