Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaron se për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, dhe që sipas tij, vendi të mos shkoj përsëri në zgjedhje, “duhet të përfundoj sjellja refuzuese e opozitës”.
Kurti tha se do të përpiqen për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes, raporton KosovaPress.
Pas fillimit të rikonstruktimit në rrugën Malishevë- Arllat, Kurti tha për mediat se legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës duhet të bëhet sa më shpejt.
Kurti kishte kritika edhe për Gjykatën Kushtetuese për çështjen e presidentit, për të cilën tha se nuk duhet të rishkruajë Kushtetutën por vetëm ta interpretojë.
“Nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën nga ana jonë. Qasja jonë është konstruktive, është kreative, është aktive, por shpresoj që kësaj radhe do të ndryshojë çasja e opozitës dhe propozimeve tona, sikurse herën e kaluar që iu përgjigjën me refuzime, nuk do të kenë më pjesë të identitetit që na bëri t’i quajmë bllok opozitar. Sepse e keni parasysh, ofruam bashkëqeverisje, thanë jo. Domethënë, me 15 deputetë ofruam katër ministri dhe zëvendëskryeministrin, refuzuan.. Pra, a e kuptoni. Për të ecur përpara ka nevojë që të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës, ndërkohë që ne e kemi në karakterin tonë si lëvizje, prej se ekzistojmë”, tha Kurti.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 7 qershorit, Vetëvendosje ka fituar 52 mandate, ose 45.91% (353,119 vota).
PDK e dyta me 22 ulëse, ose 19.95% (153,437 vota). LDK e treta me 19 mandate ose 17.03% (131,027 vota) dhe Alenaca e katërta me 7 ulëse apo 6.89% (52,963 vota).
The post Kurti për zgjedhjen e presidentit: Të përfundojë sjellja refuzuese e ish-opozitës appeared first on Euronews Albania.
