Policia Kombëtare Spanjolle në bashkëpunim me Interpolin ka shkatërruar një rrjet të gjerë kriminal të prodhimit dhe shpërndarjes së mallrave të falsifikuara, që synonin tregun gjatë periudhës së Kampionatit Botëror 2026.
Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 16 tonë produkte të falsifikuara, përfshirë rreth 66.000 fanela dhe komplete sportive të kombëtareve dhe futbollistëve të njohur. Sipas autoriteteve, në tregun e zi këto mallra do të kishin një vlerë mbi 7 milionë euro.
Aksioni u shtri në Madrid, Barcelonë, Málaga, Elche dhe Denia, ku u goditën qendra kryesore të prodhimit dhe shpërndarjes.
Në total janë arrestuar 95 persona, të cilët akuzohen për krime ndaj pronësisë industriale dhe mashtrim në shkallë të gjerë. Hetimet vijojnë për të identifikuar rrjete të tjera të mundshme bashkëpunimi.
The post Goditet rrjeti i madh i falsifikimeve sportive në Spanjë, sekuestrohen 16 tonë mallra appeared first on Euronews Albania.
