Mertens: Belgjika mund të fitojë, Napoli mbetet dashuria ime

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-sulmuesi belg Dries Mertens ka folur për jetën pas pensionimit, kombëtaren e Belgjikës dhe lidhjen e tij të fortë me Napolin në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Mertens tregoi se pas tërheqjes nga futbolli ka udhëtuar me familjen në Indonezi, Australi dhe Kinë, ndërsa pranoi se aktualisht është “i lodhur nga futbolli” dhe po i kushton më shumë kohë padelit.

Sa i përket Belgjikës, ai u shpreh optimist për gjeneratën e re, duke theksuar se mungesa e presionit mund ta ndihmojë ekipin të shkojë larg në turne. Për Romelu Lukakun dhe Charles De Ketelaere, Mertens tha se të dy duhet të luajnë së bashku.

Duke folur për Napolin, ish-futbollisti belg e përshkroi qytetin si një vend që “duhet dashur ashtu siç është”, ndërsa shtoi se do t’i këshillonte Kevin De Bruyne të qëndronte te klubi, pasi ende mund të bëjë diferencën në fushë.

The post Mertens: Belgjika mund të fitojë, Napoli mbetet dashuria ime appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: