Një grup shoferësh tramvaji në Milano janë pezulluar nga puna për shkak të një hetimi mbi një grup në WhatsApp, në të cilin dyshohet se ata shkëmbyen komente seksiste dhe vulgare rreth imazheve të pasagjereve femra.
Prokurorët e Milanos vunë nën hetim të martën të paktën një punonjës të ATM, firmës së transportit publik të qytetit, për dyshimin se kishte hyrë në një sistem IT pa autorizim dhe për hakimin e një sistemi CCTV për të marrë imazhe të pasagjerëve femra.
Sipas raportimeve në shtypin italian, janë urdhëruar kontrolle në shtëpitë e pesë punonjësve të tjerë dhe konfiskimi i telefonave të tyre celularë dhe pajisjeve të tjera.
Shoferët dyshohet se komentuan mbi fotot e marra nga kamerat e sigurisë që përqendroheshin te këmbët, fytyrat, gjoksin dhe kofshët e pasagjereve femra.
Akuzat dolën pasi një grua që udhëtonte me tramvajin numër 15 të shtunën vuri re një shofer jashtë detyrës, ende të veshur me uniformën e tij dhe të ulur përpara saj, duke parë një bisedë në grup në WhatsApp në telefonin e tij që dyshohet se përmbante imazhe të tilla së bashku me komente seksiste dhe shaka për trupat e grave.
Duke kuptuar se imazhet kishin ardhur nga kamerat e sigurisë, të cilat janë instaluar në çdo tramvaj në Milano për qëllime sigurie, ajo bëri një foto të bisedës në ekranin e shoferit jashtë orarit të punës dhe ia dërgoi një aktivisteje feministe të profilit të lartë, e cila e raportoi në ATM.
ATM, e cila po kryen një hetim të brendshëm.
“ATM ka vepruar menjëherë dhe me vëmendjen më të madhe për të sqaruar plotësisht episodin, për të verifikuar përdorimin e duhur të mjeteve të kompanisë, për të mbrojtur klientët dhe mijëra punonjës që punojnë saktë çdo ditë në shërbim të qytetit”, thuhej në deklaratë.
Është e paqartë nëse imazhet erdhën nga sistemi CCTV në vetëm një tramvaj apo disa, apo nëse ato u ndanë përtej bisedës në grup.
The post Pezullohen disa shoferë tramvaji në Milano, kishin krijuar një grup ku ndanin foto të pasagjereve. Nisin hetimet appeared first on Euronews Albania.
