Trump: Udhëtimi në Francë ishte një sukses i madh, Irani nuk do të ketë armë bërthamore

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka bërë me dije se do të zhvillojë një darkë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe me udhëheqës të tjerë evropiane.

Ai ka zbuluar detaje nga takimi në Francë dhe se do të kthehet në SHBA pas darkës në Versajë. Tump shkruan se ky udhëtim ishte i suksesshëm pasi sipas tij u fol lidhur me Iranin dhe se nuk duhet të këtë armë bërthamore si dhe lidhur me hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Presidenti amerikan theksoi se pas arritjes së marrëveshjes me Iranin është vënë re një rritje të aksioneve si dhe ulje të çmimit të naftës.

“Do të jap një konferencë për shtyp pas 45 minutash nga Franca. Pastaj do të shkoj në Versajë për darkë me udhëheqës francezë dhe të tjerë evropianë, dhe pastaj do të kthehem në shtëpi sonte! Udhëtimi ishte një sukses i madh, por, kryesisht ajo për të cilën njerëzit donin të flisnin, është fakti se Irani nuk do të ketë një armë bërthamore dhe se ngushtica e Hormuzit do të hapet menjëherë!

Shifra të shkëlqyera në të gjitha kategoritë për ekonominë e Shteteve të Bashkuara me më shumë njerëz që punojnë sot sesa kanë punuar ndonjëherë më parë. Mbi 19.1 trilionë po investohen në SHBA me fabrika dhe gjithçka tjetër që po ndodh, por, e rëndësishme, shifrat e fundit të tregut të aksioneve janë shumë të larta për shkak të marrëveshjes dhe, po ashtu, çmimet e naftës po bien”, shkruan Trump.

The post Trump: Udhëtimi në Francë ishte një sukses i madh, Irani nuk do të ketë armë bërthamore appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: