Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Anglia e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në ndeshjen e parë të Grupit L.

Harry Kane ishte protagonisti kryesor i takimit me dy gola, ndërsa Jude Bellingham dhe Marcus Rashford vulosën suksesin e “Tre Luanëve”.

Kroacia reagoi dy herë duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe më pas në 2-2, falë golave të Martin Baturinës dhe Petar Musës, por nuk arriti të përballonte ritmin e anglezëve në pjesën e dytë.

Bellingham riktheu avantazhin për Anglinë menjëherë pas pushimit. Rashford shënoi golin e katërt në minutën e 85-të pas asistit të Bukayo Sakas.

Fitorja i jep Anglisë kryesimin e përkohshëm në Grupin L, ku bëjnë pjesë edhe Gana dhe Panamaja. Ndeshja tjetër e grupit zhvillohet mes këtyre dy përfaqësueseve.

Me dy golat ndaj Kroacisë, Kane futet menjëherë në garën për “Këpucën e Artë” të Botërorit

The post Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: