Një bibliotekë lundruese unike ka hedhur spirancën në një nga vendet më të njohura të kryeqytetit francez, pranë Katedrales Notre-Dame Cathedral. Anija-bibliotekë, e quajtur Nanna, do të qëndrojë aty për dhjetë vitet e ardhshme.
Biblioteka ofron më shumë se 5,000 libra në një sistem vetëshërbimi, ku vizitorët mund të zgjedhin dhe të marrin hua çdo libër pa asnjë detyrim për ta kthyer atë. Koleksioni përfshin letërsi botërore, klasikë francezë, poezi, dramë dhe një përzgjedhje të gjerë veprash të autoreve gra.
Bashkëthemeluesi i projektit, tha se lumi Sena ka qenë gjithmonë burim frymëzimi për artistët dhe poetët, ndaj vendosja e kësaj biblioteke në ujë ishte një zgjedhje e natyrshme.
Gjatë mbrëmjeve, barka shndërrohet në një qendër kulturore dhe sociale, duke organizuar takime me autorë, aktivitete letrare, DJ dhe duke ofruar një hapësirë ku vizitorët mund të shijojnë pije ndërsa lexojnë ose shfletojnë libra.
Kuratori letrar i projektit, Hugo Buton, theksoi se koncepti bazohet te ndarja e lirë e librave. Sipas tij, vizitorët mund të marrin libra pa i kthyer, por gjithashtu mund të kontribuojnë duke lënë libra nga koleksionet e tyre personale.
Hapja e bibliotekës vjen në një periudhë sfiduese për tregun francez të librit. Sipas National Book Center, viti 2025 ishte i pari në vitet e fundit kur në Francë u mbyllën më shumë librari sesa u hapën, me 85 mbyllje kundrejt 83 hapjeve të reja. Në këtë kontekst, Nanna synon të shërbejë si një simbol i ri i promovimit të leximit dhe kulturës në zemër të Parisit.
The post Hapet në Paris biblioteka lundruese me mbi 5,000 libra që mund të merren pa kthim appeared first on Euronews Albania.
