Lehtësohet njohja e diplomave për të rinjtë nga Mali i Zi që studiojnë në Shqipëri

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe falë angazhimit të Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi, znj. Anđela Jakšić-Stojanović, është mundësuar heqja e tarifës prej 3,500 eurosh për ekuivalentimin e diplomave të studentëve nga Mali i Zi që kanë kryer studimet në universitetet e Shqipërisë.

Kjo çështje prekte veçanërisht pjesëtarët e pakicës shqiptare, për shkak të specifikës gjuhësore dhe nevojës për njohjen e diplomave të fituara në gjuhën shqipe. Masa e re lehtëson ndjeshëm barrën financiare për studentët dhe familjet e tyre.

Ministrja Jakšić-Stojanović ka dëshmuar angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të arsimit në gjuhën shqipe, përfshirë edhe mbështetjen për Abetaren Mbarëkombëtare në shkollat ku mësimi zhvillohet në këtë gjuhë.

Arsimi mbetet një tjetër urë e rëndësishme që afron njerëzit, forcon bashkëpunimin dhe krijon mundësi të reja ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

The post Lehtësohet njohja e diplomave për të rinjtë nga Mali i Zi që studiojnë në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: