Vedat Muriqi udhëton drejt Stambollit, Fenerbahce jep njoftimin e rëndësishëm: Do përmbyllim transferimin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Fenerbahce ka dalë me një njoftim të rëdhësishmë lidhur me transferim. Ekipi turk ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me Vedat Muriqin. Ndër të tjera theksohet se ai do të udhëtojë drejt Stambollit mbrëmjen e kësaj të enjte.

“Informacion për transferimin Futbollisti Vedat Muriqi, për të cilin klubi ynë ra dakord në parim, do të mbërrijë në Stamboll sonte në mbrëmje për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të përfunduar fazën e fundit të negociatave të transferimit.

Avioni që transportonte Vedat Muriqin do të ulet në Terminalin e Linjave të Jashtme të Aeroportit Sabiha Gökçen sonte në orën 21:00”, thuhej në njoftimin zyrtar të Fenerbahces.

Muriqi është lojatar te Mallorca ku ka patur një performancë shumë të mirë me ekipin spanjoll. Ai i ka luajtur edhe në të kaluarën për Fenerbahcen. Në një sezon ai shënoi 17 gola dhe 7 asistime.

The post Vedat Muriqi udhëton drejt Stambollit, Fenerbahce jep njoftimin e rëndësishëm: Do përmbyllim transferimin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: