Meksika siguroi kualifikimin në raundin e 32-shave pas fitores 1-0 ndaj Koresë së Jugut, duke marrë gjithashtu vendin e parë në Grupin A. Kjo i jep mundësinë “El Tri”-t të luajë ndeshjen e radhës më 1 korrik në Mexico City kundër një skuadre të vendit të tretë nga grupet C, E, F, H ose I.
Në rast fitoreje, Meksika do të zhvillojë edhe ndeshjen e raundit të 16-tave në kryeqytetin meksikan. Megjithatë, nëse arrin në çerekfinale, skuadra do të duhet të transferohet në SHBA, pasi të gjitha ndeshjet nga ajo fazë e turneut do të luhen atje.
The post Meksika siguron kualifikimin dhe vazhdon rrugëtimin në shtëpi appeared first on Euronews Albania.
