Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka arritur marrëveshje me Fenerbahçe dhe pritet të zyrtarizohet pas testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës. Transferimi konsiderohet lëvizja e parë e rëndësishme e presidencës së re të Aziz Yıldırım.

Muriqi rikthehet te klubi ku shkëlqeu në sezonin 2019/20 me 17 gola dhe shtatë asistime në 36 ndeshje. Ai vjen pas një sezoni të shkëlqyer me RCD Mallorca, ku shënoi 23 gola dhe u rendit i dyti në garën për “Këpucën e Artë”, pas Kylian Mbappé.

The post Muriqi rikthehet te Fenerbahçe appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: