Sot zhvillohen gjashtë ndeshje të raundit të tretë në fazën e grupeve të Botërorit 2026, ku shumë kombëtare do të luftojnë për sigurimin e një vendi në fazën e 32 skuadrave më të mira. Vëmendja kryesore është te përballja mes Norvegjisë dhe Francës në Grupin I, ndërsa po në të njëjtin grup Senegali përballet me Irakun.
Në Grupin G, Egjipti sfidon Iranin, ndërsa Belgjika luan ndaj Zelandës së Re. Të katër kombëtaret synojnë kualifikimin ose përmirësimin e pozitës në renditje përpara fazës eliminatore.
Edhe Grupi H sjell dy duele shumë interesante. Arabia Saudite do të përballet me Kepin e Gjelbër, ndërsa Uruguai do të ketë një test të fortë ndaj Spanjës, në një ndeshje që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare të grupit.
Programi i ndeshjeve të sotme:
Norvegji – Francë, ora 21:00
Senegal – Irak, ora 21:00
Egjipt – Iran, 05:00
Zelandë e Re – Belgjikë, ora 06:00
Kepi i Gjelbër – Arabia Saudite, ora 02:00
Uruguai – Spanjë, ora 02:00.
The post Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme appeared first on Euronews Albania.
