Analisti Valon Berisha, i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës, PDK, po kalon një lloj anomalie të brendshme politike, e cila po ndikon në mungesën e një qëndrimi të prerë lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Sipas tij, partia është në pritje të vendimit të Gjykatës së Hagës për lirimin e ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, një vendim ky që pritet të shpallet brenda pak ditësh dhe që ka krijuar një gjendje pezullimi dhe padurimi brenda strukturave.
“Në fakt edhe Partia Demokratike e Kosovës është në një, në një lloj le të themi anamolie të brendshme politike të saj. Sepse nga njëra anë është po me të drejtë thoni ju, kur pritet vendimi për lirimin e zotit Thaçi dhe Kadri Veselit dhe të tjerëve, pritet me padurim ky vendim, dhe i cili do të jetë, do të shpallet brenda pak ditëve. Po në anën, në anën tjetër gjithashtu Partia Demokratike e Kosovës e ka një kryetar i cili ka bërë të ditur për opinionin e gjerë që do të ketë një thirrje për një për një kuvend zgjedhor e të tjera brenda brenda PDK-së.
Gjithashtu duke parë edhe pozicionin e aktorëve të tjerë brenda PDK-së, mendoj që edhe kryetari i tanishëm nuk është, nuk është dhe nuk do të jetë në gjendje që të dalë me një qëndrim të fuqishëm nga PDK-ja në mënyrë që të ketë eventualisht një koalicion apo një bashkëpunim me Vetëvendosjen. Dhe mendoj që kjo nuk do të jetë e mundur”, u shpreh ai.
The post Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK appeared first on Euronews Albania.
