Organizatorët e Paradës së Krenarisë në Paris shtynë marshimin protestues të këtij viti, i cili ishte planifikuar për fundjavën, pasi policia urdhëroi një ndryshim date për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe ngarkesës së punës së shërbimeve të emergjencës, njoftuan sot organizatorët e eventit.
Siç deklaroi bashkëpresidentja e shoqatës ndër-LGBT, Anouk Vejre, eventi është shtyrë dhe mbajtja e tij në shtator është duke u shqyrtuar, raportoi Le Monde.
“Parada është shtyrë. Po mendojmë ta mbajmë në shtator, por i gjithë ekipi duhet të takohet për të parë se si mund të vazhdojmë “, tha Veyre.
Në të njëjtën kohë, Parada e Krenarisë në Lyon, e cila ishte planifikuar gjithashtu për të shtunën, u anulua.
Organizatorët në Lyon deklaruan se kushtet e motit dhe vala e të nxehtit disaditor nuk lejuan që eventi të mbahej në mënyrë të sigurt.
Policia e Parisit paralajmëroi më parë se do ta ndalonte ngjarjen nëse organizatorët nuk e ndryshojnë datën , duke deklaruar se një numër i madh pjesëmarrësish do t’i mbingarkonte më tej shërbimet shëndetësore dhe të shpëtimit, tashmë të mbingarkuara, për shkak të valës së të nxehtit.
Autoritetet urdhëruan gjithashtu shtyrjen e festivalit të muzikës “Solidarno” (Ditët e Dielave), i cili ishte planifikuar nga e premtja deri të dielën në pistën e garave në Paris, si dhe të takimit atletik të planifikuar për të dielën.
“Pavarësisht rregullimeve të bëra nga organizatorët dhe përpjekjeve të tyre për të forcuar kapacitetet e brendshme mjekësore, disa qindra mijëra njerëz në këto ngjarje do të përbënin një rrezik të lartë të mbingarkesës së sistemit shëndetësor, i cili është tashmë nën presion të madh”, tha policia e Parisit.
The post “Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë appeared first on Euronews Albania.
