Australia ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës FIFA 2026, pas barazimit 0-0 ndaj Paraguait në ndeshjen e fundit të Grupit D, të zhvilluar në stadiumin San Francisco Bay Area në SHBA.
Australia e nisi më mirë ndeshjen, duke ushtruar presion ndaj Paraguait, i cili zgjodhi të mbrohej me disiplinë dhe të kërkonte rastet në kundërsulm.
“Socceroos” kontrolluan pjesën më të madhe të lojës, por nuk arritën të depërtonin mbrojtjen e organizuar të Paraguait. Në pjesën e dytë, Paraguai u bë më i rrezikshëm në posedim, por nuk krijoi raste të pastra shënimi, duke bërë që ndeshja të përfundonte pa gola.
Me këtë rezultat, Australia e mbylli Grupin D në vendin e dytë dhe siguroi kalimin në fazën eliminatore, ndërsa Paraguai, që përfundoi i treti, do të presë rezultatet e grupeve të tjera për të mësuar nëse do të kualifikohet si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta.
Në fazën e 1/16-ave, Australia do të përballet me Iranin. Nëse arrin të kualifikohet si një nga vendet e treta më të mira, Paraguai do të luajë kundër Gjermanisë.
The post Përfundon pa gola ndeshja në San Francisko, Australia siguron kualifikimin pas barazimit me Paraguain appeared first on Euronews Albania.
